“Monologu i trajnerit”, Kristof Galtie: Asnjë lojtar nuk është mbi ekipin!

Të tillë si Jurgen Klop, Zhoze Murinjo, Antonio Konte apo Luis Enrike e kanë thënë dhe e kanë zbatuar. Edhe yjet më të mëdhenj, me gjithë respektin për ta, duhet të jenë pjesë e një kolektivi që quhet skuadër dhe këtë kërkon edhe Kristof Galtie, që ka filozofinë e tij e cila e ka nxjerrë faqebardhë tek Sent Etieni, Lila dhe Nisa. “Asnjë lojtar nuk është mbi ekipin, – thotë Galtie duke rrëfyer “monologun e tij të trajnerit”, – objektivi im është që këtë shumë talentesh ta kthejmë në një skuadër të madhe me fuqi të madhe. Jam i bindur se së bashku ne mund të arrijmë sezonin më të mirë të mundshëm. Nëse lojtarët dalin jashtë kësaj kornize kolektive, ata do të mënjanohen”.

Sfidanti.al