E ka bërë në Serinë A me Milanin, ia ka dalë në Francë me Paris SG, në Angli me Çelsin dhe në Gjermani me Bajernin. Karlo Ançeloti, megjithë pamjen e tij të përgjumur dhe të ngadalshme, është tepër energjikë kur vjen puna për fitoren e trofeve dhe tekniku italian është padyshim ndër më të shquarit e historisë në të gjithë Europën. Ai po synon të bëhet i pari trajner që ia del të bëhet kampion në 5 ligat e mëdha të kontinentit, ndërsa shansin e ka shumë të madh me Realin. Madrilenët janë të shkëputur në krye të renditjes së La Ligës në Spanjë. Po ashtu, Karleto do të synojë të fitojë një tjetër Champions, që do të ishte i katërti personal, për t’u bërë një nga trajnerët më fitues në këtë kompeticion, ndërsa ka dy tituj edhe si lojtar.
Sfidanti.al