Skënderbeu merr një pikë shpresë, Dinamo vazhdon “zhytjen”

Të dyja ndeshjet ishin në letër të vështira, por ajo e bluve kryeqytetas dukej më e lehtë. Ndodhi ndryshe, dhe nëse Skënderbeu e mori barazimin në fushën e Laçit (0-0), Dinamo nuk ia doli me Kukësin në Kamzë. Pavarësisht shpresës së tifozëve që e ndoqën ekipin deri në periferinë e kryeqytetit, skuadra e trajnerit Devolli nuk e përballoi dot rivalin, që e mundi fazën e kaluar. Disfata 0-2, me autogolin e Prodanit dhe golin e Milutinoviçin, bënë që Dinamo të mbetet në 23 pikë, krejtësisht në rrezik për të rënë nga kategoria. Skënderbeu është në pozita edhe më të këqija, është në vendin e fundit me vetëm 18 pikë, por ky barazim me trajnerin e ri Skënder Gega jep shpresë. Ka ende 11 javë deri në përfundim, që do të thotë 33 pikë në dispozicion dhe korçarët mund t’ia dalin nëse reagojnë.

Java 25: Laçi-Skënderbeu 0-0, Dinamo-Kukësi 0-2; Dje: Vllaznia-Tirana 1-2, Partizani-Egnatia 2-2.

Renditja: Tirana 56 pikë, Laçi 46, Kukësi 42, Vllaznia 39, Partizani 35, Teuta 28, Egnatia 24, Dinamo 23, Kastrioti 22, Skënderbeu 18.

Sfidanti.al