Dita e fundit e Andrea Anjelit si president i Juventusit

Kanë kaluar 13 vjet që kur mori detyrën dhe pati plane me të vërtetë të jashtëzakonshme. Andrea Anjeli u ul në kolltukun e numrit 1 të Juventusit në 2010, me detyrën për të ngjitur lart klubin e madh që nga “gremina” e “kalçopolit”, diçka që duhet thënë se ia doli ta bënte. Sot ishte dita e fundit në “zyrë” për Anjelin, ndërsa Asambleja zgjodhi presidentin e ri, ndërsa bilanci në Itali është shumë i mirë me 9 tituj radhazi, edhe pse Europa mbeti një mirazh. Dy finale Championsi në 2015 e 2017, të humbura përkatësisht ndaj Barcelonës e Realit, nuk lejuan realizimin e ëndrrës për të rikthyer “trofeun me veshë” në Torino, fituar në 1985 dhe 1996. Këtë do të duhet ta tentojë presidenti i ardhshëm.

Sfidanti.al