Melburni humb kampionin, Nadal eliminohet nga Australian Open!

Një “mirupafshim” që ndoshta mund të jetë edhe një “lamtumirë”, ndonëse legjenda spanjolle nuk është nga ata që dorëzohet lehtë. Rafael Nadal u eliminua nga Australian Openi dhe Grand Slemi i parë i vitit humbi kampionin. Veterani 36-vjeçar pati një dëmtim në setin e dytë dhe u mposht 3-0 nga amerikani Mekdonald. Numri 65 i botës ia doli me sete 6-4, 6-4, 7-5. Ishte ndeshje e raundit të dytë dhe amerikani luajti shumë mirë, ndërsa Nadali nuk ishte vetvetja edhe pse në ndeshjen e parë në Melburn ia doli pa probleme. Nuk dihet sesa mund të vazhdojë spanjolli në nivelet e larta në tenis, ndërsa gjithçka i mori për keq që kur u tërhoq nga gjysmëfinalja e Uimbëlldonit sezonin e kaluar ndaj Nik Qiriosit.

Sfidanti.al