Enzo Fernandez shpjegoi pse festoi golin në “surratin” e Mbapesë

Në finalen e Botërorit (që po mbetet gjithmonë e më larg, por që nuk harrohet), ylli i ri më i mirë i kampionatit pati një moment shpërthimi. Enzo Fernandez shkoi të festonte në fytyrën e Kilian Mbapesë njërin nga golat e shënuar nga Lionel Mesi (3-2 në kohën shtesë). “Unë isha i zemëruar me të sepse kur e kisha takuar, ishte sjellë keq me mua, – tha Fernandezi, – për këtë arsye e bëra atë reagim”. Argjentinasi thotë se e sheh përmbledhjen e finales së Kupës së Botës çdo ditë dhe shton se dëshira e tij ishte që të luante pikërisht kundër Francës, si kampione e rruzullit në fuqi.

Sfidanti.al