Distria Krasniqi i jep Kosovës medaljen e artë olimpike në xhudo!

Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Lojrat Olimpike “Tokio 2020” duke realizuar një sukses të madh për Kosovën. Xhudistja shqiptare nga Kosova u shpall kampione olimpike pasi triumfoi në finale ndaj japonezes Tonaki. Ajo garoi në peshën deri 48 kg, duke i fituar të gjitha ndeshjet, e duke respektuar parashikimet, pasi konsiderohej si shpresa më e madhe e Kosovës për medalje olimpike. Krasniqi fiton një tjetër medalje të artë, madje më të rëndësishmen në karrierë pas atyre që ka fituar më parë në Kampionatin Europian dhe në garat e Çmimit të Madh. Ky është titulli i dytë olimpik për Kosovën pas atij që fitoi Majlinda Kelmendi në Rio de Zhaneiro në 2016.

Sfidandi.al