Paris SG bindi Poçetinon, por vështirë të bindë Mbapenë!

Trajneri argjentinas ishte në prag të largimit vetëm pak muaj më parë. Maurisio Poçetino gjykoi afër fundit të sezonit se Paris SG nuk po drejtohej mirë, ndoshta e kishte më shumë me drejtorin sportiv Leonardo, por ngjarjet e vrullshme të verës ia ndryshuan mendjen. Klubi francez njofton me shkrim dhe me pamjese tekniku ka rinovuar kontratën, “i ngrohur” nga përforcimet e shumta si Ramosi, Donaruma, Vajnaldumi dhe Hakimi, ndërsa u mbajt Nejmari. Kontrata e Poçetinos u zgjat me një vit tjetër dhe ai theksoi se “20 vjet më parë unë isha kapiteni i kësaj skuadre, ndërsa sot jam trajneri, diçka shumë e bukur”. Gjithsesi, nuk pritet që presidenti Al Helaifi të ketë forcë për të bindur Kilian Mbapenë, të paktën tani për tani nuk duket kështu.

Sfidanti.al