Dinamo Zagreb “magjik” ndaj Astanas, Panathinakos “shpërfytyron” Dnipron

Pas HJK-Molde e Zalgiris-Galatasaray kanë përfunduar dhe dy përballje të tjera të mbrëmjes së sotme, të vlefshme për fazën e dytë kualifikuese të UEFA Champions League, mirëpo ndryshe nga ndeshjet e para këtë herë kemi dy fitore të thella në Kroaci e Ukrainë.

Në “Stadion Maksimir” të Zagrebit, kampionët kroatë të Dinamo Zagreb kanë mundur me rezutlatin e thellë 4 me 0, kazakistanasit e Astana, në një përballje të dominuar tërësisht nga vendasit. Golat erdhën pranë fundit të pjesës së parë, ku në minutën e 36’-të Bruno Petkovic hapi siparin e rrjetave e më pas 24-vjeçar, Luka Ivanusec shënoi një dopietë në minutat 41’ e 43’, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 3 me 0. Mirëpo, nuk mbaron me kaq, pasi do të ishte sërish Ivanusec, i cili në minutën e 56’-të të pjesës së dytë shënon golin e 4-rt të sfidës dhe plotëson “3-golëshin” e tij, me një fitore të thellë të skuadrës.

Në krahun tjetër, kampionët e Greqisë, Panathinaikos kanë arritur një fitore “magjike” në “Kosicka futbalova arena”, ndaj ukrainasve të Dnipro-1, teksa i kanë mundur këtë të fundit paqtë, me rezultatin 1 me 3. Përgjegjës për golat e grekëve ishin Andraz Sporar, Filip Djuricic e Fotis Ioannidis, në minutat 10’, 74’ e 84’ të sfidës. Megjithatë nuk përfundoi me kaq, pasi në minutën e 90’-të të sfidës Oleksandr Kaplienko shënoi golin e “nderit” për “vendasit”.

Me këto rezultate kroatët e Dinamo Zagreb e grekët e Panathinaikos janë “praktikisht” të kualifikuar në raundin e radhës, mirëpo të dyja këto ekipe duhet të presin përballjet e javës së ardhshëm për të “vulosur” përfundimit kalimin e tyre në raundin e parafundit të kualifikueseve të Champions League.

 

sfidanti.al