HJK “surprizon” kampionët e Norvegjisë, Gallatasaraj “ngec” në Lituani

Kanë përfunduar dy përballjet e para të mbrëmjes së sotme, të vlefshme për raundin e dytë kualifikues të UEFA Champions League, ku në Helsinki të Finlandës, kampionët vendas të HJK kanë “shtangur” rivalët norvegjezë të Molde, ndërsa turqi e Gallatasaraj është përballur me lituanezët e Zalgiris, në një përballje që gjithashtu dhuroi shumë surpriza.

Në “Bolt Arena” të Helsinkit, kampionët e HJK mundën me rezultatin e ngushtë rivalët e Molde, në një sfidë që pothuajse gjatë gjithë 90 minutësh u dominua nga këta të fundit. Goli i fitores erdhi në minutën e 25’-të të sfidës, nga 20-vjeçari finalndez i mesfushës, Topi Keskinen. Fitore e “ëmbël”, megjithatë gjithçka mbetet e hapur për në sfidën e radhës, me një kundërshtar si Molde e sidomos në “shtëpinë” e këtyre të fundit.

Në krahun tjetër, në “LFF stadionas”, të Vilniusit në Lituani, kampionët vendas të Zalgiris kanë arritur të bëjnë “mrekullinë” dhe kanë arritur të barazojnë me rezultatin 2 me 2, me kampionët turq të Gallatasaraj. Sfida u zhbllokua nga vendasit ku në minutën e 48’-të të pjesës së dytë, “bomberi” nigerian, Matias Ojvusi tundi rrjetën e turqve. Turqit nuk do të arrinin dot të çanin mbrojtjen lituaneze derisa në mintuën e  61’-të të lojës në fushë hyn, “fantazisti” belg, Dris Mertens, i cili me 2 asista në minutat 75’-të e 78’-të drejt Bardakçi e Dervishoglu “përmbys” gjithçka, mirëpo nuk mbaron me kaq pasi në minutën e 92’-të të sfidës, mesfushori lituanez Donatas Kazlushkash shënon golin e barazimit, duke shtangur turqit.

Tashmë, për të mësuar se kush do të kalojë në fazën e radhës të kualifikueseve të UEFA Champions League nga këto dy përballje do të na duhet të presim mbrëmjen e 2 gushtit, ku Molde do të presë në “Aker Stadion”, finlandezët e HJK, ndërsa Gallatasaraj do të presë në “Nef Stadium” të Stambollit, rivalët lituanezë.

 

sfidanti.al