Derbi i Lombardisë, Interi e Milani përvijojnë formacionet!

Mungesat janë të mëdha, sidomos për kuqezinjtë, por gjithsesi derbi luhet për ta fituar. Milani nuk do ta ketë Zllatan Ibrahimoviçin këtë të shtunë në “San Siro” përballë Interit në Serinë A, madje suedezi pritet të mos jetë as në stol. Po ashtu, mbrojtja ka dy minuse të mëdhenj si Kjerin dhe Tomorin, të dëmtuar, ndaj edhe duhet të luhet me dyshen Kalulu-Romanjoli, që ndonjëherë nuk bind plotësisht. Trajneri Pioli ka menduar formacionin, duke qenë edhe i detyruar, me shpresë tek Zhiru e Leao, dhe sidomos tek mesfusha me Tonalin, Kesien e Selemekersin.

Interi, ndërkaq, është më i qetë. Trajneri Inzagi ka vetëm pak mungesa si Korrean, ndërsa Gosens nuk dihet nëse do të përfshihet që në fillim në kampionat. Dyshja e sulmit është ajo kryesore, Xheko-Lautaro, po ashtu mesfusha e mbrojtja.

Interi: Handanoviç, Shkriniar, De Vraj, Bastoni, Damfris, Barela, Brozoviç, Çalhanoglu, Perishiç, Xheko, Lautaro Martinez.

Milani: Menja, Kalabria, Kalulu, Romanjoli, Teo Hernandez, Tonali, Kesie, Selemekers, Diaz, Leao, Zhiru.

Sfidanti.al