“Marka”: Tension mes Ksavit e Laportës tek Barcelona!

Me gjasë flitet për rastin “Dembele”, pasi sulmuesi nuk u arrit që të largohej nga ekipi. Ndoshta është edhe një ekzagjerim i së përditshmes spanjolle që, duke qenë e Madridit, e ka pak dëshirën për të krijuar konflikte tek Barcelona. Gjithsesi, lajmi është që mes trajnerit Ksavi dhe presidentit katalanas, Laporta, paska një tension. Çështja është që, sipas “Markës”, Ksavi nuk e dëshiron fare në ekip Dembelenë pa luajtur, ndërsa presidenti është i vendosur që sulmuesi francez të mos e veshë me fanelën blagrana. “Për mua, Dembele nuk duhet të luajë asnjë minutë më shumë tek Barcelona, – tha Laporta, ndërsa prezantoi Adama Traoren, – do të jetë shumë e vështirë që të luajë”. Ksavi mendon se, pavarësisht numrit të rëndësishëm të sulmuesve që ka, Dembele është lojtar me cilësi të rralla dhe mund të aktivizohet.

Sfidanti.al