Kanë qenë disa që janë përpjekur të ngrihen “në fluturim” dhe nuk ia kanë dalë. Kampionati shqiptar ka mjaft futbollistë që kanë pasur ëndrra të mëdha, por që nuk e kanë përballuar “shkallaren” e futbollit europian, edhe kur bëhet fjalë për në Kroaci apo Belgjikë, të mos flasim për Gjermaninë, Italinë apo Spanjën. Regi Lushkja është “dallëndyshja” e radhës që merr rrugën për në topkëmbën e madhe, ndërsa u prezantua tek Sherifi i Tiraspolit, ekip që ishte në grupet e Championsit duke mundur edhe Realin në Madrid, dhe që tani është në Ligën e Europës. Lojtari ofensiv i Laçit, që mbante numrin 10, nënshkroi një kontratë 2-vjeçare, dhe pritet të angazhohet menjëherë në Europë. Shpresa është që ai të mundë të përballojë sfidën në një skuadër mjaft të fortë, madje të pretendojë edhe për më lart, ndoshta për në Premier Ligën e Rusisë apo në Perëndim, e të mos kthehet sërish në Superligë si i dështuar.
Sfidanti.al