Në moshën 33-vjeçare gjithmonë nisin të krijohen probleme, madje dhe për një djalë të shtëpisë dhe një legjendë. Tomas Myleri mund të jetë njeriu-asist më i rëndësishëm i Bajernit dhe i Bundesligës, po ashtu një faktor ekuilibrues në dhomën e zhveshjes, por sidoqoftë kur vitet kalojnë, drejtuesit bëjnë llogari. Duhet të mbahet për një kohë të gjatë, një lojtar që ka kontratë deri në 2023, pra kur të jetë 34 vjeç? Çfarë rroge i duhet dhënë atij? Myleri është një nga futbollistët më të paguar tek Bajerni, që besohet se është në nivelin deri në 20 milionë euro (përfshi taksat), ndërsa Salihamixhiç e Kahn po vrasin mendjen për formulën e duhur. Vetë Myleri thotë se “ende nuk ka trokitur kush tek unë, por unë kam besim se do të jem tek Bajerni, po ashtu jam shumë i qetë”.
Sfidanti.al