Arsenali, gati të shpenzojë 220 milionë euro për blerjet e reja!

Kjo duhet të ndodhë në verë, dhe trajneri Mikael Arteta ta forcojë skuadrën për të qenë kandidate për në Champions, ndonëse nuk pritet që të jetë për titull. Arsenali ka gati 180 milionë paundë stërlina, ose rreth 220 milionë euro (sipas mediave angleze) për të marrë lojtarë të rinj, pas largimit edhe të ish-kapitenit Obamejang. Këta lojtarë janë suedezi Aleksandër Isak, sulmuesi i Evertonit, Dominik Kalvert-Ljuin si dhe Ruben Neves, por edhe të tjerë. Pronari i klubit, Sten Krënke, dëshiron të investojë në mënyrë që Arsenali të ketë mundësi të luftojë për trofe dhe sidomos të kthehet në Champions.

Sfidanti.al