Një temë në Madrid është ajo e ndeshjes ndaj Atletikut të Bilbaos, pasi Reali pritet të ketë mungesa dhe lojtarë të lodhur. Marselo është i pezulluar, Mendi është i dëmtuar, trajneri Ançeloti ka dyshime për portën, për të zgjedhur Luninin apo Kurtuanë, ndërsa lojtarë si Kasemiro, Vinisius, Rodrigo e Valvede nuk kanë pushuar pasi luajtën me kombëtaret në Amerikën e Jugut. Me gjasë, Hazar e Bejl mund të jenë titullar për këtë shkak. Gjithsesi, Ançeloti foli me besim. “Vinisius e Rodrigo janë nga 20 vjeç, dhe kanë energji të mëdha, – tha ai, – nuk janë 60 vjeç si unë”.
Sfidanti.al