Le t’i harrojmë “përplasjet” mes dy yjeve në kryeqytetin e Francës. Kilian Mbape dhe Nejmar vërtet që nuk e shohin dot me sy njëri tjetrin, por nga ana tjetër kanë bërë një pakt që, bashkë me Lionel Mesin, të hyjnë në histori duke fituar Championsin me PSG-në. Ndoshta është herët për të folur, por dëmtimi i mbrëmshëm i sulmuesit në sfidën Brazil-Serbi (2-0) në Botëror ishte shqetësues. Një dëmtim në kavilje është gjithmonë e tillë, e sidomos këtë e tregojnë lotët e kapitenit të “Selesaos” pasi doli nga fusha. Mungesa e tij (jo e konfirmuar) mund të jetë një goditje për Brazilin, por edhe për Paris SG.
Sfidanti.al