NBA, Kevin Duranti ngjitet në vendin e 18-të në renditjen e shënuesve

Ylli i Bruklinit dhe dy herë kampioni olimpik me SHBA-në nuk e festoi në mënyrën e duhur këtë arritje sepse në fitoren ndaj Torontos shënoi vetëm 12 pikë. Ishte Kajri Irving ai që bëri “namin” me 29 pikë (19 në periudhën e tretë), por gjithsesi Kevin Duranti pati një mbrëmje për t’u mbajtur mend. Ai është tani shënuesi i 18-të më i mirë i të gjitha kohëve në NBA me 26 074 pikë, duke lënë pas ish-yllin e Bostonit, Kevin Garnet që shënoi 3 pikë më pak në karrierë. Duranti ka mundësi të afrohet që këtë sezon e ndoshta do të arrijë në vendin e 12-të mbi Hakim Olaxhuonin, por prapa Elvin Hajesit që ka 27 313 pikë. Nuk dihet sesa vjet karrierë do të ketë, por gjithsesi talenti i madh mund të arrijë në 30 000 pikë të paktën diçka që e kanë bërë vetëm 7 legjenda në të kaluarën, me në kryë Abdul Xhabarin dhe Lebron Xhejmsin.

Sfidanti.al