Mediat gjermane kritikojnë edhe Flikun që zëvendësoi Musialën!

Pati mjaft shigjetime dhe pak lavdërime, e nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe. Mediat gjermane ishin shumë kritike për “pancerët” pas humbjes 1-2 me Japoninë duke theksuar se ekipi rrezikon eliminimin që në grup, ashtu si në Rusi 2018. Thjesht, Koreja e Jugut po zëvendësohet nga Japonia. “Start katastrofik për Gjermaninë”, shkruan “Bildi”, ndërsa mediat në Bavari sulmuan trajnerin që largoi nga fusha e lojës Xhamal Musialen që ishte deri në atë kohë më i miri i Gjermanisë. Kritika edhe për Shloterbekun dhe Raumin, po ashtu për Havercin apo Gnabrinë. U veçuan për mirë Nojer, Kimih, Rydiger, Tomas Myler, Musiala dhe Zyle.

Sfidanti.al