Debutimin në kombëtare e bëri në shtator 2018, pra diçka më shumë se 4 vjet më parë. Risharlisoni ishte vetëm 21 vjeç në atë kohë, dhe ndonëse nuk kishte rekordet e një Peleje apo Nejmari lidhur me moshën, koha tregoi se ai ishte “i gatuar prej brumi të veçantë”. Me 19 gola që nga ajo kohë, ai është shënuesi më i mirë i Brazilit duke realizuar edhe më tepër sesa Nejmari. Jo vetëm kaq, por ai ka 9 rrjeta në 7 ndeshjet e fundit për “Selesaon”, madje dy golat e shënuar ndaj Serbisë ishte krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri. i pari ishte prej oportunisti, ndërsa i dyti ishte vepër e një artisti. Risharlisoni u bë i 8-ti brazilian që shënon dy gola në debutimin dhe i pari që nga Nejmari në 2014!
Sfidanti.al