Dëmtimet nuk e lënë rehat Bajernin, ja edhe De Ligti me Çupo Motingun!

Rifillimi i Bundesligës është ende gati 8-9 ditë larg, por gjithsesi shqetësimi sa vjen e rritet. Bajerni do ta nisë gjysmën e dytë të sezonit në kampionat me një duel tepër të vështirë, në 20 janar në fushën e Lajpcigut, ekip që e ndjek nga vendi i tretë dhe që është 6 pikë prapa. Nëse skuadra e Red Bullit do të fitonte, do të afrohej në 3 pikë. Bajerni nuk duket në momentin më të mirë pasi dëmtimet nuk po e lënë të qetë. Përveç lëndimeve serioze të Manuel Nojerit, Lykas Hernandezit e Sadio Manesë, goditjet po vazhdojnë edhe në kampingun dimëror në Dohë të Katarit. Mediat bavareze njoftojnë se lëndime kanë pasur mbrojtësi holandez, Matijs De Ligt dhe sulmuesi Çupo Moting. Gjithsesi, lajmet janë që të dy futbollistët nuk kanë probleme të rënda dhe shpresohet të jenë gati për Lajpcigun.

Sfidanti.al