Klopi i tha “nuk e di nëse ke luajtur futboll”, ish-lojtarit të Man. Sitit!

Për 8 vjet mbajti veshur fanelën e Mançester Sitit, ndonëse nuk luajti tepër shpesh edhe pse thuajse i kapi 100 ndeshje. Mbi 200 të tjera i zhvilloi po në Angli me Kuins Park Rejnxhërsin dhe kjo karrierë ishullore 14-vjeçare e bëri të njohur. i tillë ish-mbrojtësi afrikan, Nedum Onuoha, që luajti edhe për Sandërlendin dhe Real Solt Lejkun dhe u aktivizua 20 herë në 4 vjet (2005-2009) për Anglinë U21. Gjithsesi, gjithë kjo periudhë e Anuohës si futbollist profesionit nuk i mjaftoi Jurgen Klopit për të kuptuar se ai kishte qenë pikërisht i tillë, dhe trajneri gjerman i Liverpulit u bë gazi i botës, ndërsa fliste për ESPN-në amerikane. Pasi nuk i pëlqeu një vërejtje e Onuohës, Klopi deklaroi se “nuk jam i sigurt nëse ju keni luajtur ndonjëherë futboll, por këto janë gjëra që ndodhin”. Në studio nisën të qeshnin pas kësaj.

Sfidanti.al