E qartë që në fushë fillimisht nuk ishin lojtarët kryesorë, por kur flet për Sitin, nuk mund të bëhet fjalë për rezerva. Asnjë lloj rotacioni nuk mund të jetë justifikim për atë që i ndodhi kampionëve të Anglisë në fushën e Sauthemptonit në Kupën e Ligës (Karabao). Trajneri Pep Guardiola u trondit shumë nga fakti që ekipi i tij nuk pati asnjë gjuajtje në portën kundërshtare, edhe pse në pjesën e dytë hynë De Brujne apo Halandi, ndërsa që në fillim ishin Foden, Alvarez, Gyndogan apo Grilish. “Ne nuk ishim gati, – tha katalanasi, – ne nuk ishim fare aty. Me këtë lloj loje nuk kemi asnjë shans në derbin ndaj Junajtidit, nëse nuk bëjmë përmirësime të mëdha”. Natyrisht, Siti është nga ata ekipe që mund të luajnë në mënyrë diametralisht të kundërt, por për momentin Guardiola është i shqetësuar.
Sfidanti.al