Vdes ish-kampioni spanjoll i botës në qitje, Horge Bajesteros

Policia thotë se mund të jetë vetëvrasje, por gjithsesi është një humbje e madhe. Horge Bajesteros (Ballesteros), një qitës sportiv spanjoll u shua të martën në spital, një ditë pasi u gjet i plagosur në makinën e tij. Bajesteros, që doli kampion i botës në 2017, dhe që ka fituar në karrierë edhe 3 tituj europianë si dhe turne të shumtë të Hapur (Open), u gjet i plagosur në kokë nga policia në një qendër tregtare në Madrid të Spanjës. Edhe ai vetë ishte i punësuar në polici.

Sfidanti.al