Dy gazetarë tepër të informuar si Kristian Falk i Bildit dhe Fabricio Romano po e diskutojnë shumë një kalim të mundshëm të CR7-ës në Mynih. i pari shkruan se Bajerni nuk është i interesuar për Ronaldon, duke shkruar shprehjen e tij të famshme “jo e vërtetë”. Në këtë “gjatësi vale” është edhe Romano, i cili pohon se “Bajerni dhe Mendes kanë biseduar nja 10 ditë më parë dhe përfundimi ka qenë se bavarezët nuk janë të interesuar për një 37-vjeçar”. Gjithsesi, italiani shton se kjo gjë mund të ndryshojë me ikjen e Robert Levandovskit. Përsa i përket rrogës, në Mynih mund t’i japin pagesë të madhe Kristianos, dhe të përfitojnë shumë nga ana tregtare prej tij. Gjithsesi, në këtë rast do të duhej të hiqej dorë nga Matijs De Ligt sepse tek Bajerni nuk bëjnë dy shpenzime kaq të mëdha në të njëjtin vit.
Sfidanti.al