Edhe një personalitet i madh mund të largohet në mes të sezonit. Të paktën kështu mendojnë tek Mançester Junajtid, me David De Gean që besohet se mund të ikë në janar, ndaj edhe në “Old Traford” po mendojnë për një zëvendësues. Portieri i kombëtares së Spanjës ka edhe 1 vit kontratë dhe nuk po arrihet dakordësia për rinovim, madje ai paska hedhur poshtë edhe një ofertë të klubit prej 350 000 paundë stërlinash në javë. Paris SG, gjykohet se është kandidati numër 1 për ta marrë, dhe madje mund të ofrojë 30 milionë paundë stërlina, rreth 34 milionë euro që në janar, ndonëse De Geas do t’i mbeteshin vetëm 6 muaj kontratë. Junajtidi duket se ka gjetur zëvendësin në Kroaci, dhe flitet për portierin e Dinamos së Zagrebit, Dominik Livakoviç.
Sfidanti.al