De Biazi i pasinqertë për Rashicën, përgjigjet babai i futbollistit

Trajneri i Kombëtares tonë, Xhani de Biazi, javën e kaluar ka folur sërish për futbollistin e përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashicën, i cili nuk u ftua në Euro 2016 me kuqezinjtë. De Biasi tha se djaloshi nga Vushtria nuk e bindi në grumbullimin në Austri dhe për këtë arsye nuk e bëri pjesë të skuadrës në fazën finale të Europianit. Por, Nexhmedin Rashica, babai i Milot, i është kundërpërgjigjur teknikut Italian, pas golit që i biri shënoi në ndeshje ndaj Go Ahead Eagles.

“Përgjigja nga familja Rashica për De Biazin! Ne çdo herë kemi respekt për Ju, se na drejton Kombëtaren. Një foto sa 1000 fjalë”, ka shkruar Nexhmedin Rashica në Facebook. Ndërkohë, numri 1 i stolit tonë po tregohet gjithnjë e më i pasinqertë, sepse menjëherë pas kthimit të Kombëtares nga Franca deklaroi, se Rashica është një nga lojtarët tek I cili do të mbështet Shqipëria e së ardhmes, duke vlerësuar kështu në maksimum cilësitë e tij.

sfidanti.al