Hajde kuptoje se çfarë po ndodh në tregun e futbollit, si dhe nga vijnë zhurmat që ndihen në të. Nuk është pohim i ri që Kilian Mbape mund të largohet nga Paris SG, pasi dihet dëshira e tij për të luajtur për Realin e Madridit. Një shifër mes 130 e 170 milionë eurove mund të bënte punë, ndërsa spekullimet ishin që Kristiano Ronaldo do të fluturonte pa vonesë në aeroportin “Sharl De Gol” të Parisit. Nuk thonë kështu lajmet e fundit, gjithsesi. Mediat franceze dhe spanjolle shkruajnë se PSG po mendon për Risharlisonin, sulmuesin brazilian të Evertonit, që do të paguhej shumë më pak sesa Kristiano. Për më tepër, Al Helaifi është përqëndruar tek Eduard Kamavigna, që do ta marrë nga Rena për 30 milionë euro. Pas gjithë këtyre shpenzimeve, me Mesin, Ramosin, Donarumën, Vajnaldumin e Hakimin, duhet parë edhe bilanci financiar.
Sfidanti.al