Tifozët anglezë besojnë se sulmuesi i bluve do të jetë shënuesi më i mirë i Premier Ligës këtë sezon. Romelu Lukaku ka ardhur me aureolën e sulmuesit numër 1 të kampionatit dhe analistët nuk reshtin së theksuari sesa shumë ka ndryshuar në dy vjetët që ka luajtur në Itali. Roi Kin apo Garem Sunes deklaruan pas ndeshjes me Arsenalin, ku “Big Romi” shënoi në rikthim, se “ai është më elegant, di më shumë për futbollin, është më i kompletuar si lojtar dhe kjo është për meritë të Antonio Kontes”. Ish-trajneri i Interit, që i dha besim të plotë Lukakut tek Interi dhe fitoi titullin kampion, ka qenë po ashtu edhe trajner i Çelsit duke fituar titullin, por duke u larguar me polemika një sezon më vonë. Pikërisht, këtij njeriu krenar duhet që Roman Abramoviçi t’ia dijë për nder që “gdhendi” një forcë të natyrës si Lukaku duke e bërë një futbollist të përsosur. Plot 115 milionë eurot e shpenzuara duket se ia vlejnë për çdo cent.
Sfidanti.al