2019-2020 mos ardhsh kurrë! Klubet e Premier Ligës humbën 618 milionë paundë!

Ishte sezoni i parë i pandemisë, edhe pse deri në shkurt 2020 u luajt normalisht. Mjaftuan disa muaj ndërprerje të aktivitetit për të shkatërruar një edicion që do të kishte qenë i shkëlqyer për klubet e kampionatit më të fortë të botës. Sipas mediave angleze, në Premier Ligë u humbën gjithsej nga pandemia 618 milionë paundë stërlina në 2019-2020. Klubi më shumë i goditur ishte Mançester Junajtidi me plot 118 milionë paundë stërlina, pasuar nga Totenhemi me 69 milionë, Man. Siti me 57 milionë, Arsenali me 52 milionë dhe Liverpuli me 43 milionë paundë stërlina. Çelsi për habi paska humbur më pak.

Sfidanti.al