“Corriere delo Sport” provokon Ronaldon, nga CR7-të, e bën CR 5,5!

Kristiano Ronaldo nuk arriti që të shënoi as në ndeshjen e tretë të Serisë A ndaj Parmës, kështu që media italiane ka nisur t’i vëje nota negative futbollistit portugez që, kur erdhi te Juventusi, trazoi të gjithë futbollin italian. Në fakt, në ndeshjen e fundit në Parma Ronaldo ishte hija e tij dhe mbas disa reagimeve të tij qesharakë ai u bë objekt ironish në rrjetet sociale, por, megjithatë, më therrëse u tregua gazeta sportive me tirazin më të madh në Itali, “Corriere delo Sport”.
Në botimin e saj të fundit, kjo gazetë pseudonimin e njohur të Ronaldos – CR7 e zëvendësoi me CR5,5, duke treguar vlerësimin që ajo kishte për ndeshjen e fundit të futbolistit portugez në Parma.
Sfidanti.al