Zhoze Murinjo e gjeti përsëri qetësinë në stolin e Mançester Junajtidit dhe meritën kryesore e ka sulmuesi Romelu Lukaku që ishte golashënuesi i dyfishtë në ndeshjen që “djajtë e kuq” e fituan 2-0 në raundin e 4-t të Premiier Ligës ndaj Barnlit. Mbas një krosimi nga Aleksis Sançezi në min. e 27-të, Lukaku shënoi pa vështirësi me kokë në min. e 27-të, duke paralajmëruar se tri pikët do të shkonin në “Old Trafford” gjë që u konfirmua në min. e 44-t, kur futbolisti belg shënoi përsëri në portën e Barnlit mbas një karamboli të topit.
Fitorja do të mund të ishte edhe më e thellë në stadiumin “Tuf Mor” të Barnmlit, nëse Pol Pogba do të kishte qenë më i saktë, kur gjuajti penallti në min. e 69-të.
Tani, Junajtidi, mbas katër ndeshjesh, ka dy fitore dhe dy humbje, por, sidoqoftë, Murinjo do të mund të marrë frymë i lehtësuar, pasi, sikurse thuhet, ai i ishte afruar shumë derës së daljes së “Old Traffordit”.
Sfidanti.al