Uotfordi vazhdon lojrat e tij fantastike gjatë këtij fillimsezoni të Premier Ligës angleze. Mbas tre fitoreve të njëpasnjëshme ndaj Brajtonit (2-0), Barnlit (3-1) dhe Kristal Pallasit (2-1), ky ekip befasues tani mundi 2-1 me përmbysje Totenhemin.
Totenhem Sparsi kaloi në avantazh në “Vikarixh Roud” mbas autogolit të Dukures, por, sidoqoftë, ky moment fatkeq në min. e 53-të nuk ishte vendimtar. Ekipi i Uotfordit me trajner Çavi Garsian luajti mjaft mirë në 20 minutat vijuese, duke e kurrorëzuar këtë lojë me dy gola
Tani Uotfordi ka pikët maksimale mbas katër ndeshjesh, aq sa kanë Liverpuli dhe Çelsi në Premier Ligë.
Sfidanti.al