Shkodran Mustafi shënoi golin e parë për Arsenalin në ndeshjen e Premier Ligës, të zhvilluar në Kardif me ekipin vendas dhe mënyra e tij e festimit e tij ngjalli një debat të ri në media dhe në rrjetet sociale. Mustafi që e ka orgjinën nga Gostivari, i simuloi bashkatdhetarit dhe bashkëlojtarit të tij, Granit Xhaka, që i krosoi kornenë që ai e shndërroi në gol, shqiponjën në fluturim e sipër që për UEFA-n dhe FIFA-n përbën mesazh politik të palejuar në fushat e futbollit.
Gazeta “Indipendent” shkruan se shoqata angleze e futbollit (FA) ka shumë mundësi që ta shqyrtoj rastin dhe, nëse konkludon se bëhet fjalë për një mesazh politik, Mustafi mund të ndëshkohet.
Sikurse dihet, futbollistët me origjinë kosovare, Xhaka dhe Shaqiri, që luajnë më përfaqësuesn zvicerane, gjatë Botërorit të fundit të Rusisë, u dënuan me gjoba, sepse FIFA e interpretoi gjestin e tyre të shqiponjës në fluturim, të njëjtin që bëri edhe Mustafi, si mesazh politik, gjest josportiv dhe shkelje të rregullit fair play në ndeshjen që Zvicra e fitoi 2-1 ndaj Serbisë. Arsenali fitoi 2-3 me Kardifin.
Sfidanti.al