Daliç: Modriçin nuk e prishin dot as lavdia dhe as Reali i Madridit!

Trajneri i Kroacisë, Zllatko Daliç, duke iu referuar faktit se Kristiano Ronaldo nuk e përgëzoi Luka Modriçin për çmimin që ky i fundit mori nga UEFA si lojtari më i mirë në Evropë për sezonin e kaluar konkurrues në kontinentin e vjetër, tha:
“Ronaldo është egoist dhe ai kurrë nuk do të kishte pasur vend në përfaqësuesen e Kroacisë, po të ishte kroat. Këta janë njerëz të tillë që nuk i intereson, nëse ekipi i tij fiton ose humbet, sepse rëndësi ka vetëm ai”, tha Daliçi, duke shtuar:
“Luka Modriç është një person i shkëlqyer dhe gjithnjë i gatshëm që t’i ndihmojë të tjerët. Ai ishtë njeri i thjeshtë, atë nuk e ndryshojnë dot as lavdia, as Reali dhe as titulli i futbollistit më të mirë në Evropë”, tha trajneri i Kroacisë, Daliç.
Sfidanti.al