Herën e fundit që kemi luajtur me Izraelin në Tiranë, përralla që na tregun ishte e “frikshme” për shkak të fantazmës së terrorit dhe spektakolare nga pabesia e skenarit që ndodhi në fushë. Tifozët u detyruan të ngrinin “duart lart” për shkak të kontrolleve arrogante, kurse ekipi kombëtar..ngriti këmbët lart , madje zmadhoi edhe portën, kur trajneri De Biazi largoi nga fusha Hysaj, gjoja si protestë meqë zotat kishin futur duart ne lojë. Kjo ndeshje mbetet rekordi negativ për dorëzimin e pashoq të një beteje, e cila u luajt nga politika fillimisht dhe u fundos nga patriotët e fushës. Një ndeshje e paharruar për shumë arsye, edhe pse regjia nga lart na rekomandon që ta fundosim këtë blasfemi sportive dhe të kujtojmë vetëm festën me 3 gola, kur u ndërruan rolet e “terrorit” në tokën e shenjtë.
Po vjen Izraeli dhe këtë herë jemi “betuar” se nuk do t’i ndihmojmë më miqtë , sepse halli jonë këtë herë është më i madh si i tyre.. Pas dy ndeshjeve miqësore, të pamata nga turpërimi, ajo me Kosovën dhe pastaj me Ukrainën, thuhet se kemi shansin jetik për të parë ekipin e vërtetë. Atë bio që e përtyp pa frikë dhe nuk te helmon.. Aspak atë që vërtitet në fushë, gati i trullosur nga “magjia e zezë”, porekipin që do të tregojë se Kombëtarja do të rilindë tamam në muajin shtator. Sic na e kishin premtuar shefat se në shtator loja do të pastroj gjakun, s’do ketë më gjasme, aq sa edhe Panuçi beson në magjinë tonë se kur shtypim butonin e karakterit, bëhemi si ..shqiponjanë fushë.
Sfidanti.al