NBA po planifikon të sjellë një revolucion të ri në arbitrim përmes përdorimit të inteligjencës artificiale. Komisioneri Adam Silver ka zbuluar se liga amerikane synon të implementojë një sistem të ngjashëm me teknologjinë “Hawk-Eye”, e përdorur në tenis, për të automatizuar vendimet objektive gjatë ndeshjeve.
Sistemi i ri do të përdoret kryesisht për situata si topat jashtë vijës apo përcaktimi i lojtarit të fundit që e ka prekur topin, duke shmangur ndërprerjet dhe rishikimet e gjata me video. Sipas Silver, teknologjia do të funksionojë me kamera të vendosura rreth fushës dhe me inteligjencë artificiale që do të marrë vendime të menjëhershme.
sfidanti.al

