Coronavirus, Tare nuk heq dorë: Sezoni duhet mbyllur për të respektuar viktimat

Lazio konfirmon qëndrimin e saj në lidhje me rifillimin e kampionatit, dicka që ende mbetet për t’u kuptuar dhe ai që e bën këtë është Drejtori Sportiv I skuadrës romane, Igli Tare në një intervistë për televizionin gjerman ‘Sport 1’.

‘Sezoni duhet të mbyllet për të respektuar viktimat dhe të gjithë tifozët-tha Igli Tare-kohët nuk janë maturuar ende për të vendosur anulimin e kampionatit. Numri I të infektuarve po bie dhe ndërprerja e sezonit do të ishte një vendim I padrejtë’

Por jo vetëm kaq, në lojë  në këtë ceshtje janë edhe interesat ekonomike, një element që është shumë I rëndësishëm dhe sipas Tares një mbyllje e parakohshme e kampionatit do të kishte një impakt shumë negativ te bardhekaltrit si dhe të gjithë sistemin në futboll që rrezikon të shkojë drejt falimentimit.

‘Për futbollin italian mbyllja në këtë moment e kampionatit do të ishte një shkatërrim total-vijoi Tare-do të tentojmë të evitojmë që kjo të ndodhë me të gjitha forcat tona. Në futbollin italian 75% e klubeve financojnë buxhetin e tyre nëpërmjet të drejtave televizive dhe nëse këto të ardhura nuk do të arkëtohen atëherë do të ketë një kolaps’.

Por Tare nuk është I vetmi që do kthimin e kampionatit, edhe vetë lojtarët janë gati që të kthehen në fushën e lojës

‘Duam të kthehemi në normalitet dhe kjo do të thotë stërvitje për futbollistët-vijoi Tare-lojtarët nuk po presin asgjë tjetër, vecse momentin kur gjithkca të jetë sërish normale në brendësi të klubit. Në këtë pikë do të duhet të gjendet me ngadalë forma dhe të dilet nga ky moment horror sa më shpejt të jetë e mundur’.

Sfidanti.al