Newcastle United fillon të aplikojë papunësinë e pjesshme për punonjësit e tij dhe bëhet I pari klub I Premier League që e ndërmerr këtë masë per të evituar krizën ekonomike për shkak të coronavirusit. Të bie në sy fakti që nga kjo masë përjashtohen futbollistet e skuadrës së parë. Mësohet se Drejtori I Menaxhimit në klub, Lee Charnley u dërgoi një email punonjësve të Newcastle për t’I inforrmuar se puna e tyre është ‘pezulluar’ për një kohë të pacaktuar për shkak të Covid-19
Sic u përmend, masa përjashton yjet dhe të gjithë stafin e skuadrës së parë, ndërkohë që përfshin trajneret dhe skautët e disa akademive. Punonjëvse iu kërkuar që të aderojnë në programin qeveritar që parashikon pagesën me 80% ta pagës. Qeveria britanike në fillim të muajit mars bëri te ditur se punëtorët dmund të kërkojnë 80% të pagës së tyre der në 2500 Paund në muaj, ndërsa futbollistët që përfitojnë mesatarisht 40120 Paund në javë do të vazhdojnë ta marrin atë të plotë
Kjo ka mjaftuar që të shpërthejnë polemikat të cilave drejtuesit e Magpies iu përgjigjën duke thënë se vendimi shërben për të siguruar mbijetesën e klubit që humbet 1 milionë Paund për cdo ndeshje që nuk është luajtur. Tashmë ka nisur një luftë mes pronarëve të Neëcastle që po përpiqen të shesin klubit dhe tifozët që janë të zemëruar pasi nuk janë rimborsuar për biletat e blera për ndeshjet që nuk janë zhvilluar.
Sfidanti.al