Lamborghini bëhet pjesë e luftës kundër coronavirusit. Kompania e njohiur e prodhimit të makinave sportive e luksoze vendosit që disa reparte të fabrikës së saj në Sant’Agata Bolognese t’I përdorë për prodhimin e maskave kirurgjikale dhe mbrojtëse për Poliklinikën S.Orsola-Malpighi të Bolonjës e impenjuar në këtë betejë kundër kësaj pandemie.
Mësohet se me këtë kontribut, Lambroghini do t’I lejojë vetes të prodhojë 1000 maska në ditë, ndërkohë që në mënyrë paralele do të prodhohen edhe 200 mbrojtëse për fytyrën në ditë me polikarbonat duke përdorur printues 3D. Ky aktivitet ka marrë edhe miratimin nga autoritetet në rajonin Emilia Romagna dhe bëhet në bashkëpunim me Universitetin e Bolognas
E gjithë kjo ndërmarrje është në shenjë uniteti dhe mbështetje për të gjithë Italinë që po përballet me emergjencën coronavirus dhe Lamborghini në cdo mbrëmje ndricon ndërtesat në stabilimentin historik të Sant’Agata Bolognese me ngjyrat e flamurit italian.
Sfidanti.al