Ish portieri Rustu, në gjendje kritike për shkak të coronavirusit

Rustu Recber është në gjendje vërtet kritike. Ish portieri I Barcelonës dhe përfaqëueses turke është duke luftuar fort kundër coronavirusit. Pas lajmërimit për pozitivitetin e tij me Covid-19 nga bashkëshortja  pas kthimit nga SHBA, 46 vjecari që në 2003 u shpall portieri më I mirë në botë, u shtrua në spital në Turqi ku është mbajtur në vëzhgim të vazhdueshëm prej disa ditesh për shkak të përkeqësimit të ndjeshëm të gjendjes së tij.

Sipas medias turke, Rustu në këtë moment është në gjendje të rëndë. Në momentin e kthimit nga SHBA, ish portieri zgjodhi të mos hyjë në izolim dhe kjo bëri që ndaj tij të shpërthejnë kritikat e tifozëve në rrjetet sociale. Por shumë shpejt këto kritika u shndërruan në shqetësim të madh tek ata me tifozët që tani po ndjekin me ankth evoluimin e gjendjet se ish portierit të kombëtares turke.

Sfidanti.al