Çmenduria e Paris SG, të ardhurat arrijnë në 700 milionë euro, por shpenzimet në 1 miliard!

Sezonin e kaluar humbja ishte në 370 milionë euro, të paktën sipas asaj që shkruan “Marka”. Paris SG është në një “vorbull” të madhe financiare, dhe në një përpjekje të ethshme për të arritur në majën e futbollit europian e botëror. Me gjasë, me mbështetjen e një shteti si Katari, PSG-ja do t’ia dalë, por për momentin shifrat janë nga ato që të trondisin. Vërtet të ardhurat arritën në rekordin prej rreth 700 milionë eurosh, por shpenzimet në total shkuan në 1 miliard! Kjo për shkak të kontratës së jashtëzakonshme të Kilian Mbapesë. UEFA i ka vendosur një gjobë klubit francez, që “thotë” 60 milionë euro, por që është paguar vetëm për 10 milionë euro. Pjesa tjetër është “në varësi të situatës” sipas akordit mes palëve. Sezonin që po luhet, PSG pritet të ketë të ardhura 800 milionë euro.

Sfidanti.al