Çfarë gjobe, Verstapeni fiton provat zyrtare në Meksikë

Do të niset për herë të gjashtë nga vendi i parë në Çmimin e sotëm të Madh dhe padyshim që është favorit për të fituar, siç bëri edhe në SHBA herën e kaluar. Maks Verstapen nuk e pati problem që ekipi i tij, Red Bulli, u gjobit me 7 milionë euro dhe fitoi “pole position”-in, edhe pse iu desh pak fat. Kampioni i dyfishtë i botës dha kohën 1’17”775, ndërsa pas tij u renditën dy pilotët e Mercedesit. Skuadra gjermano-angleze, ish-kampione e botës dhe dominuese e Formula 1, po tregon shenja rritjeje dhe Rasëll mbeti 304 të mijtat e sekondës prapa Verstapenit duke gabuar në xhiron e fundit, ndryshe mund të kishte dalë i pari. Hamiltoni ishte 309 të mijtat e sekondës prapa, ndërsa zhgënjeu Ferrari, me Sainzin të 5-in dhe Lëklerkun të 7-in!

Sfidanti.al