Në Spanjë shkruajnë: “Kush ka Levandovskin, ka një thesar”

E komentojnë këtë në Madrid, që nga “Marka” deri tek “AS”-i, duke theksuar se “këpuca” e sulmuesit polak është vërtet “e artë”. Një lojë fjalësh, ndërsa Robert Levandovski vërtet është favorit për të fituar Këpucën e Artë në La Ligë, e po ndihmon Barcelonën në momentet e saj më të vështira. Edhe pse nuk ia doli ndaj Bajernit dy herë, sërish Leva ka bërë shumë për katalanasit, siç ndodhi në ndeshjen tepër të vështirë të djeshme në stadiumin e Valencias, kur siguroi fitoren në minutën e 4-ët shtesë. “Kush ka Levandovskin, ka një thesar”, – shkruan “Marka” dhe skuadra e trajnerit Ksavi Hernandez pati mundësi të mbërrinte Realin në krye të kampionatit në kuotën e 31 pikëve, edhe pse me një ndeshje më shumë të luajtur. Shpresa, të paktën në Spanjë, vazhdon.

Sfidanti.al