Çmenduri arabe, “gjigandët” saudit kërkojnë pjesëmarrjen në Çampions Ligë

Kristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Nejmar mund të kthehen shpejt të luajnë në Ligën e Kampioneve. Por vetëm nëse realizohet plani i bujshëm i Federatës së Arabisë Saudite, e cila po bën gati një projekt për të bindur UEFA-n që t’i lëshojë një vend në Ligën e Kampioneve një prej skuadrave të saj.

Ideja qarkullon prej kohësh në zyrat e federatës në Riad dhe familja mbretërore është shumë e interesuar që të rritë popullaritetin e saj në Europë nëpërmjet futbollit. Ndaj ka kërkuar që të bëhet çdo përpjekje për të realizuar këtë plan të bujshëm. “Gjigandët” saudit marrin pjesë në Kupën e Kampioneve për Klubet Arabe, si dhe në Ligën e Kampioneve të Azisë. Por të gjithë e dinë që prestigji i vërtetë është në atë europiane, ndaj synohet që t’i kërkohet UEFA-s, sigurisht nëpërmjet një kompensimi të majmë, që të gjejë një mënyrë që të ndërthurë një skuadër të kampionatit të saj në kompeticionin për klube më të ndjekur në botë. Ideja është që të futet në këtë turne skuadra kampione e Arabisë Saudite, që duket parë cilësinë e yjeve që kanë siguruar klubet kryesore në këtë vend, padyshim do t’u sillte mjaft telashe edhe emrave të njohur europianë

 

sfidanti.al