Vjen zyrtarizimi, Inter “blindon” mbrojtjen me anësorin e majtë

Pas largimit të Robin Gosens drejt gjermanëve të Union Berlin për shifrën e 15 milionë eurove, “zikaltërit” e Inter nuk kanë humbur asnjë moment, teksa ditën e sotme kanë prezantuar afrimin e tyre më të ri për krahun e majtë të fushës.

Bëhet fjalë për mbrojtësin brazilian të Monzës, Karlo Augusto, i cili vjen tek Inter si një huazim i thjeshtë, teksa pritet që në ditët në vijim t’i bashkohet ekipit të Inzagit, për të bërë përgatitjet e fundit para nisjes së sezonit të ri, javën e ardhshme.

 

sfidanti.al