Gjëja kryesore për të nuk është që udhëton drejt Kievit me një skuadër “të vogël”, pasi këto janë gjëra që ndodhin. Julian Nagelsmani është më shumë i shqetësuar nga zhurmat dhe historitë e pafundme rreth lojtarëve të tij, që ndikojnë për keq. “Ka shumë gjëra që vijnë nga jashtë, dhe ka gjëra që nuk duhet të dalin jashtë nga brenda familjes, – thotë trajneri bavarez, – problemet me koronavirusin dhe vendimet e klubit janë të brendshme. Nga ana tjetër, nuk kam ndërmend të hetoj se me kë rrinë dhe me kë drekojnë lojtarët e mi”. Bajerni ka 5-6 lojtarë të izoluar për shkak Kovidi, ndërsa Xhoshua Kimihut e disa të tjerëve iu është bërë e ditur se nuk do të paguhen ndërsa janë në izolim, dhe të pavaksinuar. Bajerni luan në fushën e Dinamos së Kievit në Champions, duke mos pasur probleme kualifikimi, por duke humbur disi vetëbesimin pas humbjes 1-2 në fushën e Augsburgut.
Sfidanti.al