Ndodhet në Francë dhe deklaron se ndihet shumë mirë dhe krejtësisht i përshtatur me lojën e Paris SG. Lionel Mesi ka objektiva të tjera në karrierë, ndonëse është 34 vjeç, ndërsa nga Spanja e thërrasin për t’i dhënë Këpucën e Artë. Ish-kapiteni i Barcelonës doli shënuesi më i mirë i La Ligës edhe sezonin e kaluar dhe ky do të jetë trofeu i 8-të “Piçiçi” në karrierë. Askush më parë në Spanjë nuk ka qenë kaq shumë herë shënuesi më i mirë i kampionatit dhe “Marka” shkruan se kjo Këpucë e Artë mund ta ndihmojë Mesin të fitojë Këpucën e Artë në duel sidomos me Robert Levandovskin.
Sfidanti.al