Në futboll këto janë gjëra që ndodhin sidomos me lojtarë të tillë. Zllatan Ibrahimoviç nuk do të jetë në ndeshjen e parë të plej ofit të Botërorit të Suedisë në mars 2022, sepse mori të verdhë në sfidën ndaj Spanjës për një bërryl në shpinën e kapitenit spanjoll, Azpilikueta. Legjenda suedeze e goditi me bërryl mbrojtësin e Çelsit në minutat e fundit, por deklaron se nuk është penduar për atë që bëri. “Nuk ishte një gjë e bukur nga ana ime, mund të them një budallallëk, por do ta bëja përsëri, – tha ai, – sepse ai bëri një veprim të shëmtuar ndaj një shokut tim të skuadrës, i cili është shumë i butë për t’ia kthyer. Në vend të tij, ia ktheva unë”. Ibra, në këtë rast, u soll si kapiteni i një anijeje pirate, i cili duhet të zgjidhë konfliktet sipas mënyrës së tij për të mos lënë që ta shkelin me këmbë.
Sfidanti.al