Chelsea, Pocchettino nuk rrezikon

Shumë tifozë të Chelseat po kërkojnë që klubi të shkarkojë Mauricio Pochettino-n pasi një seri rezultatesh të dobëta dhe vendi i 12 nw klasifikim. Megjithatë, sipas Fabrizio Romano, Todd Boehly dhe bashkëpronarët e tjerë nuk po mendojnë t’i ndajnë rrugët me argjentinasin për momentin. “Nuk ka asgjë specifike për momentin sa i përket objektivave për Pochettinon. Koncepti i përgjithshëm është se ky projekt afatgjatë është ende duke u mbrojtur dhe mbështetur nga Chelsea. Nuk jam në dijeni të ndonjë presioni specifik për të përfunduar në një pozicion të caktuar në tabelë këtë vit apo diçka të tillë. Sigurisht që duhet ta ndryshojnë këtë situatë, është e qartë, por Chelsea këmbëngul në pozicionin e tyre me menaxherin, duke e mbështetur atë dhe duke u besuar ideve të tij për një afat të gjatë”, ka thënë Romano në rubrikën e tij në Caught Offside.

sfidanti.al